spot_img

Senatori Schumer në Lviv, bën thirrje për miratimin e ndihmave për Ukrainën

spot_img

Pas takimit me presidentin e Ukrainës, udhëheqësi i shumicës në Senatin amerikan, Chuck Schumer të premten i bëri thirrje kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të ndihmojë në miratimin e një projektligji të bllokuar, i cili përfshinë ndihma për Kievin në luftën e tij kundër Rusisë.

Senatori Schumer është pjesë e një delegacioni prej pesë senatorësh demokratë që zhvilloi bisedime me Presidentin Volodymyr Zelenski në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, në prag të përvjetorit të dytë të fillimit të agresionit rus.

“Presidenti Zelenskiy dhe zyrtarë amerikanë dhe ukrainas kanë thënë se pa këto ndihma Ukraina do ta humbiste luftën”, tha senatori Schumer në një konferencë shtypi.

“Ne jemi të hapur për bisidemit direkte me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i treguar atij atë që kemi mësuar dhe t’i bëjmë presion të bëjë gjënë e duhur.”

Senati javën e kaluar miratoi një projektligj për ndarjen e një ndihme ushtarake prej 95.34 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin. Presidenti Joe Biden i ka kërkuar Dhomës së Përfaqësuesve për ta miratuar atë, por ligjvënësi Johnson i dërgoi anëtarët për një pushim dy-javor pa e hedhur projektligjin për votim.

Mike Johnson është një aleat i ish-presidentit republikan Donald Trump dhe votoi kundër ndihmës për Ukrainën përpara se të bëhej Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve.

Presidenti Zelenski tha të premten në mbrëmje se ndihma amerikane është “themelore për mbrojtjen tonë si në aspektin e përmbajtjes së saj ashtu edhe për mesazhin që i dërgon botës”./VOA/

NGJARJE TË TJERA

spot_img