spot_img

“Serbia mbetet vendi i parë që mund të hyjë në BE”, presidenca serbe zbardh bisedën telefonike Vuçiç-Macron

spot_img

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Presidentin e Francës Emanuel Macron.

Sipas zyrës së shtypit në Beograd, biseda ka qenë e gjatë, e hapur, ndërsa Macron ka shprehur mbështetjen e tij që Serbia të anëtarësohet e para në BE.

“Presidenti Macron i ka dhënë mbështetje personale Presidentit Vuçiç për mënyrën se si po udhëheq Serbinë drejt së ardhmes. Me plot bindje, Presidenti Macron ka siguruar Presidentin Vuçiç se pavarësisht ndryshimeve gjeopolitike në Evropë dhe botë, Serbia mbetet shteti i parë për t’iu bashkuar BE-së”, thuhet në deklaratë.

“Presidenti Macron konfirmoi miqësinë e thellë mes Serbisë dhe Francës dhe në mënyrë të hapur përkrahi anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

NGJARJE TË TJERA

spot_img