Serbia merr Veriun, Kosova merr Preshevën, ky do të jetë epilogu i bisedimeve në SHBA

NGA FATON MEHMETI

Ndonëse është verë, ethet politike në Kosovë janë shtuar si asnjëherë më parë, në vigjilje të takimit në Shtëpinë e Bardhë. Fillimi i bisedimeve politike ka ndodhur kah fundi i vitit 2012, megjithëse ato të quajtura teknike filluan që nga viti 2011.

Që nga fillimi i dialogut deri më tani janë arritur më shumë se 33 marrëveshje, shumica ende të pazbatuara. Qysh në fillim është ditur se me Serbinë nuk ka bisedime teknike, çdo gjë është politike. Vënia në pikëpyetje e legjitimitetit të Kosovës shtet ka ardhur si pasojë e klasës politike, që nuk ka pasur strategji të qartë, duke u munduar të përfitojnë politikisht në ngritjen e rejtingut politikë të tyre. Kjo qasje e ka dëmtuar shumë Kosovën, për fajin e politikanëve të papërgjegjshëm ka dëmtuar shumë pavarësinë e saj, me tezat e marra për shkëmbim të territoreve.

Tanimë ndodhemi në një realitet krejtësisht të pa injorueshëm, me shumë pikëpyetje se cila do të jetë e ardhmja e Kosovës, dhe çfarë do të mund të arrihet në Shtëpinë e Bardhë. Presidentët e Kosovës dhe Serbisë kanë theksuar disa herë për kompromise të dhimbshme, pa e saktësuar asnjëherë se çfarë në të vërtetë nënkupton.

Me shkëmbimin e territoreve në xhep të presidentit të Kosovës, dhe të vërtetën përballë president serb të realitet të pavarësisë së Kosovës, nuk përjashtohet mundësia që Serbia të marrë një pjesë të Veriut, duke arsyetuar para popullit serb se “fituam aq sa mundëm”.

Në anën tjetër krahas ndarjes, Kosova do të përfitojë një pjesë të Preshevës, liberalizim të vizave dhe fonde të mëdha, ilaç për të shëruar dhimbjen e ndarjes. Duket në perspektivë një mundësi e tillë, nëse nuk del diçka e papritur që do të ndryshonte kahjen e krejt rrjedhës së ngjarjes.

Nëse kështu ndodh, Kosova s’ka kuptim edhe nëse njihet nga Serbia, apo edhe nëse fiton shumë benefite tjera. Të gjitha mund t’i përfitojmë me kohë, vetëm toka më nuk kthehet.

Get in Touch

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Related Articles

Which Country Has Flattened the Curve for the Coronavirus?

Prevention Sugar seems to have developed a reputation as the big bad wolf in relation to health. We have reported on numerous studies associating sugar...

All that You Need to Know About the Coronavirus Outbreak

Prevention Sugar seems to have developed a reputation as the big bad wolf in relation to health. We have reported on numerous studies associating sugar...

Your Questions About Life Under Coronavirus Answered Here

Prevention Sugar seems to have developed a reputation as the big bad wolf in relation to health. We have reported on numerous studies associating sugar...

Get in Touch

169,151FansLike
100,000FollowersFollow
23,451SubscribersSubscribe

LAJMET E FUNDIT

Tetë të vdekur nga coronavirusi – shkon në 94 numri i viktimave në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se ka shkuar në 94 numri i i pacientëve të infektuar me coronnavirus...

“Shikohen shtrembër”, kosovari plagos tre persona në Austri

Një 31-vjeçar kosovar në Graz të Austrisë është përfshirë në një konflikt me armë, pasi një rumun e kishte “shikuar shtrembër” në një parking...

Sami Lushtaku: Rexha po gënjen shumë, a e di shumë mirë kush është Hashim Thaçi, shokë e ka pas!

Sami Lushtaku i PDK-së ka folur mospërkrahjen e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Rezolutës për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së, e cila u votua sot në...

E ulët- Zyrtari i PDK-së ofendon Vjosën: Vrapove pas votave të Sprska-s, s’humbe asnjë KG…

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bujar Cakolli ka bërë një status të ulët në drejtim të kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani. Duke përmendur zgjedhjen...

Alarmante: Në Kosovë ka mbi 200 mijë të infektuar me Covid-19

Në Kosovë, në 24 orët e fundit janë shënuar 214 raste pozitive me COVID, që e cila përben edhe rekord sa i përket numrit...