Njohësi i çështjeve politikë në vend, Skënder Mulliqi në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar ecurinë e dialogut Kosovë- Serbi, si dhe zhvillimet politike që i kanë karakterizuar këto shtete kohëve të fundit.
Ai është shprehur se Kosova nuk është e barabartë në dialog, pasi që faktori ndërkombëtar është treguar i padrejtë, që Serbisë nuk i vuri asnjë kusht të vetëm në zhvillimin e bisedimeve më Kosovën.
“Serbia u fuqizua shumë nga bashkësia ndërkombëtare, por më shumë nga faktori politik shqiptarë. Serbisë më së shumti i dhanë krahë plani për shkëmbime territoriale. Eksponenti i Millosheviqit në pushtet, Aleksandër Vuqiq sikur mori krahë nga ky plan dhe nga ideja e Minishengenit ballkanik. Zaten Serbia edhe gjatë maratonës së bisedimeve për çudi, pas gjithë atij zullumi mbi popujt jo sllavë më rastin e shpërbërjes më dhunë të ish-Jugosllavisë, gjithnjë e më shumë u faktorizua si shtet në rajon. Faktori ndërkombëtar u tregua shumë i padrejtë, që Serbisë nuk i vuri asnjë kusht të vetëm në zhvillimin e bisedimeve më Kosovën. Madje, nuk e detyruan këtë shtet as për një kërkim falje të vetme pas gjenocidit që bëri mbi shqiptarët e Kosovës”, ka thënë ai për “Bota sot”.
Po ashtu, Mulliqi ka potencuar se edhe udhëheqësit e dialogut në Kosovë kanë bërë gabime fatale, ku u nënshkruan marrëveshje të shumta në dëm të vendit.
“Gabime fatale bëri edhe pala jonë, e cila pranojë të hyn në bisedime teknike e të cilat na dolën bisedime të karakterit krejt politikë, duke rrezikuar sovranitetin dhe territorialitetin e Kosovës. Pala jonë tash nga ky hark kohor po shihet së bëri gabime të pafalshme politike më Serbinë e pa reformuar dhe me apetitete hegjemoniste karshi tokave shqiptare në Ballkan. U nënshkruan shumë marrëveshje në dëm të Kosovës, si Fusnota, Demarkacioni, Gjykata Speciale, dhe Asociacioni më kompetenca vendimmarrëse nga presidenti Thaçi dhe kryetari i LDK-së, Mustafa në vitet 2013 dhe 2015”, ka theksuar ai.
Për më tepër, ai ka përmendur edhe marrëveshjen e nënshkruar në Uashington.
Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ndryshoi qëndrim rreth Minishengenit.
“Vazhdimi i bisedimeve na solli Marrëveshjen e Uashingtonit, e cila u interpretua në mënyra të ndryshme nga politika dhe analistët e ndryshëm në Kosovë dhe në botë. Kjo marrëveshje, nëse nuk ishte shumë në dëm të Kosovës, nuk është as shumë në favor të Kosovës. Me këtë marrëveshje sipas meje u faktorizua Serbia duke u bërë qendër vendimmarrëse në Ballkan në aspektin politike, e më shumë në aspektin ekonomik. U përqafua Minishengeni të cilin deri dje i kishte refuzuar pala e Kosovës si jo të mirë për shqiptarët në Ballkan. Hoti ndryshojë qëndrim, sikur ndryshojë qëndrim edhe lidhur më marrëveshjen gjithëpërfshirëse të cilën para udhëtimit në Uashington shumë herë e deklarojë së do të ndodhë. U pa së kryeministri kishte bërë pazare pa hanxhin, së në Uashington “pronari” ishte presidenti amerikan, Donald Trump , i cili pak sa e ka ndryshuar kursin tradicional të Amerikës në politikat ndërkombëtare. Zaten edhe Trump mori shumë kritika nga njerëzit e politikës amerikane dhe nga analistët në zë të këtij shteti mik. E vetmja faqe e ndritur e marrëveshjes jo obligative të Uashingtonit ishin marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit si popuj miq të përhershëm që janë”, ka thënë ai për “Bota sot”.
Më tej, Mulliqi ka komentuar edhe takimin e dy palëve që u takon të premten në Bruksel, kurse ka rikujtuar deklaratën e Lajçak-ut për ndryshimin e Kushtetutës.
“Kaloi kjo marrëveshje duke u kthyer topi në fushën e politikës së Brukselit. Vazhduan disa raunde bisedimesh, deri sa hasi “sharra në gozhdë”, duke na kërkuar që të pranojmë të bisedohet lidhur më Asociacionin më kompetenca ekzekutive nga ndërmjetësi, Mirosllav Lajçak. Lajçak lidhur më deklarimin e tij në Beograd gjatë vizitës që iu beri Kosovës dhe Serbisë, deklarojë së duhet implementuar marrëveshjet e nënshkruara për Asociacionin nga Thaçi dhe Mustafa, që janë zhbërje e shtetësisë të Kosovës. Aktualisht është stopuar kjo temë shumë e ndjeshme për Kosovën. Asociacioni duhet të formohet vetëm duke u bazuar në Kushtetutë të Kosovës, për të cilën Lajçak në Beograd tha se nuk është Bibel, e që në fakt për secilin shtet kushtetuta është në një formë ose tjetër Bibël”, ka vlerësuar ai.
Sipas tij, presidenti i Serbisë ka luajtur lojëra politike të dyfishta, për të përfituar nga Perëndimi për inkuadrim në strukturën e BE-s, dhe nga Rusia e Putinit si mike tradicionale.
“Presidenti serbë, Vuçiq, përfitojë në kohë, për ti arritur objektivat e Serbisë në bisedime. Me kartën ultranacionaliste më Kosovën edhe i fitojë bindshëm zgjedhjet nacionale në Serbi. Gjithashtu Vuçiqi i pa penguar nga askush luajti lojëra politike të dyfishta, për të përfituar nga Perëndimi për inkuadrim në strukturën e BE-s, dhe nga Rusia e Putinit si mike tradicionale. Ka kohë që Serbia është duke u armatosur, si përgatitje për ndonjë luftë të re eventuale më shqiptarët. Kurrë nuk e nxori nga preambula kushtetuese Kosovën si pjesë e Serbisë. Madje ky shovinizëm serbomadh i shfaqë edhe një herë tjetër më rastin e konstituimit të organeve të reja në Kuvendin e Serbisë, ku kuvendarët u betuan pikërisht në mbrojtjen e “Kosovës dhe Metohisë”. Ndaj kësaj nuk pati reagime nga bota demokratike, por shumë pak patëm reagime edhe nga Prishtina dhe Tirana zyrtare, e që është dashur ashpër të reagohet”, ka deklaruar Mulliqi për “Bota sot”.
Në fund, ai ka përmendur edhe fjalimin e deputetit shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberit, dhe se Kosova duhet të vazhdoj dialogun me Serbinë vetëm më një kusht.
“I vetmi reagim dhe fjalim historik, ishte i deputetit shqiptarë, Shaip Kamberi, që iu dha leksion politik çetnikizmit të instaluar moti në Serbi, por iu dha leksion edhe udhëheqëseve shqiptarë, së si mbrohet kauza e drejtë kombëtare. Një reagim të fuqishëm që duhet të ndodhë karshi Serbisë së çetnikut Vuçiq, është ndërprerja e bisedimeve. Seriozisht të insistohet që dialogu mund të vazhdon vetëm më kusht, që ky shtet ta pranon pavarësinë e Kosovës në kufijtë ekzistues, që zor është të ndodhë deri sa në pushtet është Vuçiq. Pastaj, që Serbia të kërkon falje për vrasje dhe masakra masive mbi shqiptarët, që nuk e bëri kurrë deri më sot, e kanë kaluar 21 vite pas përfundimit të luftës”, ka përfunduar Mulliqi.