spot_img

Shala: Kombi duhet të jetë mbi fe – islami para se me qenë fe është kulturë, por nuk është kulturë e jona

spot_img

Historiani Azdren Shala ka thënë se kombi shqiptar duhet të jetë mbi fe duke shtuar se islami para se të jetë fe është kulturë arabe.

Në një intervistë për Rubikon, Shala ka thënë se nuk duhet të ndodh përplasja mes fesë dhe kombit shqiptar.

Sipas tij, në vendin tonë ka tendenca që feja të bëhet mënyrë e organizimit shoqëror dhe politik, dhe këtu ndodh përplasja mes fesë dhe kombit shqiptar.

“Ku e sulmon, ose ku nuk shkojnë bashkë linja e fesë me kombin? Në momentin kur feja në këtë rast islami del jashtë çështjes shpirtërore dhe tenton të na bëhet mënyrë e organizimit shoqëror, dhe organizimit politik, atëherë shqiptaria me islamin i ndajnë punët, s’mund të shkojnë bashkë”, tha Shala në Rubikon të Klan Kosovës.

Ai tha se kombi shqiptar duhet të jetë mbi fe, dhe këtë e argumentoi duke thënë se islami para se të jetë fe është kulturë arabe.

“Islami para se me qenë fe është kulturë, si e tillë ajo mund të jetë më e mira në botë, por nuk është kulturë e jona, absolut jo, e bartë një kulturë tjetër, përmes shenjtërimit në zot arabët me Muhamedin e kanë bërë një invazion të madh në politikë me argumentin që kjo është feja e zotit e kanë shtrirë kulturën e tyre, ata kanë të drejtë, por çështja është a duhet ne me ra në atë kurth, prandaj mendoj unë se shqiptaria duhet me qenë mbi fe”, tha Azdren Shala.

NGJARJE TË TJERA

spot_img