spot_img

Shaqiri flet për situatën e tij me trajnerin Yakin: “Dua fitore nesër ndaj Kosovës”

spot_img

Xherdan Shaqiri duket se nuk ka hatërmbetje me përzgjedhësin e Zvicrës, Murat Yakin, pasi ai e la në stol në ndeshjen ndaj Izraelit.

Në konferencë për media para ndeshjes me Kosovës, Shaqiri e ka sqaruar situatën e tij me trajnerin Yakin.

Në pyetjen e gazetarit se a do të luaj nesër, ai nuk e ka mohuar një gjë të tillë.

“Unë jam shumë profesionist dhe nuk e shikoj gazetën se çfarë shkruhet çdo ditë. Pjesa më e madhe e asaj që është shkruar është e panevojshme. Ne ende mund të jemi të parët. Jemi ende Zvicër e vogël dhe duhet të jemi të përulur. Mund të ndodhë edhe që gjërat të mos shkojnë aq mirë.

Nuk isha i lumtur që nuk luajta. Por unë dhe trajneri folëm për këtë më pas dhe gjithçka është përsëri mirë. Mund të ishte që ne kishim vendosur diçka tjetër para ndeshjes. Por taktikat mund të ndryshojnë në një lojë. Prandaj e respektoj vendimin. Fokusohemi tani për ndeshjen. Kjo është më e rëndësishmja. Duam të fitojmë ndeshjen”, deklaroi Shaqiri.

Zvicra e Kosova do të përballen nesër në Basel në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian. Një fitore eventuale e “Dardanëve” do t’i mbante ata në lojë për kualifikimin në “Euro 2024”.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img