Sipas mediave serbe, presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç i është dhënë në tavolinë letra për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nga burimet në të cilat ata thirren, thonë se kjo ka ndodhur në fillim të takimit, raporton JOQ Albania.
Ministri i Financave Sinisha Mali ka vërtetuar se presioni mbi palën serbe është enorm. Sipas Malit, “presidenti po bën përpjekje dhe do të përpiqet deri në fund, nuk ka dorëzim”.
“Pika e dhjetë ka të bëjë me njohjen reciproke. Ka edhe tema që kanë të bëjnë me infrastrukturën, autostradat, hekurudhat… Presion i madh”, ka thënë Mali për media atje.