spot_img

Sheiku e poston videon kur shkoi në autosallon dhe i bleu të gjitha makinat

spot_img

Të ashtuquajturit influencues janë gati të bëjnë lloj-lloj budallaqesh në mënyrë që të fitojnë pesë minutat e tyre të famës dhe të fitojnë para me ndihmën e rrjeteve sociale.

Video të ndryshme të ngasjes së rrezikshme tashmë kanë futur në burg një numër të madh njerëzish, por e njëjta gjë mund të ndodhë dhe me këtë rast tw fundit për diçka krejtësisht të ndryshme: një shaka pa shije dhe të vrazhdë.

Një influencues i paidentifikuar, video e të cilit u postua në Tik-Tok, kërkohet nga policia në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi bëri një “show” të vërtetë në një sallon makinash luksoze.

Ai hyri në sallonin e makinave i shoqëruar nga dy persona që mbanin një paletë me “para” dhe nisi të sillej vrazhdë ndaj stafit, sikur të ishin shërbëtorët e tij.

Policia e pa videon si një tallje me qytetarët e Emirateve.

Një video e postuar në TikTok tregon një burrë me veshje vendase që hyn në sallon ku takon një punonjëse femër dhe në mënyrë të vrazhdë kërkon të takojw shefin e atyshwm. Më pas pyet shefin se cila është makina më e shtrenjtë në sallon dhe pasi i thonë se është një Ferrari SF90 me çmim 2.2 milionë dirhemë (rreth 550 mijë euro), komenton se është shumë e lire(!!!).

Në vijim ai kwrkon të blejë Audi R8, Ferrari SF90, Mercedes-AMG SUV, Rolls Royce…

Influencuesi nuk është emëruar zyrtarisht, por komentuesit e mediave sociale e njohën atë si “Ekspert i makinave”, një ndikues me më shumë se dy milionë ndjekws nw TikTok dhe 1.4 milionë ndjekës në Instagram.

Ai u akuzua për “keqpërdorim të internetit për të publikuar propagandë që nxit opinionin publik dhe dëmton interesin publik,” tha Arabian Business.

Autoritetet thonë se video nuk përputhet me standardet e përmbajtjes mediatike të Emirateve të Bashkuara Arabe, fyen shoqërinë e tyre dhe tregon mungesë vlerësimi për vlerën e parave.

Ndonëse nga video duket fare qartë se bëhet fjalë për një marifet të inskenuar që synon talljen e kulturës së makinave luksoze në Emirate, policia e ka marrë gjithçka seriozisht dhe nuk dëshiron të dorëzohet.

Në telashe mund të gjenden edhe punonjësit e shitësve të makinave, nëse rezulton se kanë marrë pjesë me dëshirë në regjistrimin e videos së montuar.

Pronari tashmë është thirrur në polici për intervistim, raportojnw media tw ndryshme pwr rastin. /tesheshi.com/

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img