spot_img

“Shërbimet sekrete po më përgjojnë”, denoncon Nenad Çanak: Vuçiq arrestoi nënën e djalit tim

spot_img

Politikani serb, Nenad Çanak ka komentuar situatën e tensionuar në Beograd dhe protestat e studentëve që po zhvillohen anembanë Serbisë.

Ai përshkroi situatën e vështirë që po përjeton familja e tij dhe theksoi mungesën e të drejtave civile dhe shtetin autoritar që po ndodh aktualisht në Serbi.

“Është një situatë shumë shqetësuese. Nëna e djalit tim u arrestua dhe kaloi plot dy muaj në burg. Kur gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua dhe ishte në prag të gjendjes së komës, vetëm atëherë iu caktua arrest shtëpie, një masë që vjen shumë vonë dhe tregon mungesën e humanizmit nga ana e autoriteteve,” tha ai me shqetësim për euronews.al.

Çanak shtoi se edhe vetë djali i tij është viktimë e represionit “ai u ndalua javën e kaluar pa asnjë arsye të qartë dhe u mbajt për katër orë në një stacion policie. Gjatë këtij qëndrimi, disa oficerë të shërbimeve sekrete e morën në pyetje, duke treguar se edhe familjet e opozitës po ndiqen dhe kërcënohen në mënyrë sistematike”.

Ndërsa situata po përkeqësohet, ai tha se është përjetuar edhe shkelje e privatësisë personale, “në apartamentin tim kam vënë re se dikush ka hyrë kur nuk kam qenë i pranishëm. Kjo është një mënyrë e qartë e dërgimit të një mesazhi: unë jam nën përgjim të vazhdueshëm dhe po mbahem nën presion të madh nga shteti.”

Çanak përfundoi me një mesazh alarmues se “në Serbi në këto momente nuk ka asnjë të drejtë civile. Policia, e cila në teori duhet të jetë garant i rendit dhe ligjit, po sillet si një forcë pushtuese ndaj qytetarëve të vet. Ky është një sinjal shumë i rrezikshëm për demokracinë dhe të ardhmen e vendit tonë. Ne jemi përballur me një situatë ku shteti përdor dhunën dhe frikën për të shtypur zërat e lirë dhe çdo lloj kritike.”

Komentet e Nenad Çanakut reflektojnë një realitet ku presioni politik, dhuna dhe mungesa e lirive civile po bëhen norma, duke nxitur shqetësime serioze për gjendjen e demokracisë në Serbi.

NGJARJE TË TJERA

spot_img