Qindra të vdekur dhe mbi 5 mijë të plagosur ishte bilanci tragjik nga shpërthimi katastrofik i disa ditë më parë në kryeqytetin e Libanit, Bejrut.
Lidhur me këtë shpërthim, presidenti i Turiqsë, Rexhep Tayyip Erdogan, ka dhënë një tjetër version se pse është shkaktuar ai.
“Ky shpërthim është i dyti i kësaj përmase vitet e fundit në Beirut, pas vrasjes së kryeministrit Hariri. Sigurisht, ky i fundit kishte përmasa më të mëdha. Ne jemi duke punuar, po ashtu edhe shërbimet tona sekrete. Ka të dhëna se shpërtheu nitrati, të dhëna të tjera flasin për raketa, ende nuk e dimë saktësisht këtë. Për aq sa nuk kemi diçka të sigurt, nuk na shkon neve politikanëve që të bëjmë deklarata të nxituara”, tha Erdogan.
Ai i ka dhënë krahë konspiracionistëve pas deklaratës së Donald Trump, i cili e cilësoi këtë si një ‘sulm’ dhe jo një incident. Pas deklaratës së Trump, Departamenti i Mbrojtjes u shpreh se nuk kanë të dhëna të plota se bëhej fjalë për një sulm.