spot_img

Shevchenko për finalen me Liverpoolin: Për tre muaj zgjohesha natën duke bërtitur

spot_img

Andriy Shevchenko ka treguar se pas finales së Ligës së Kampionëve të vitit 2005 ku humbi nga Liverpooli, ka parë ëndrra të këqija dhe zgjohej shpesh natën.

Ish-ylli i Ukrainës fitoi dy Liga të Kampionëve me Milanin, por humbi një në vitin 2005 kundër Liverpoolit.

Ishte një nga finalet më të mrekullueshme të Ligës së Kampionëve, pasi anglezët ishin duke humbur me tre gola disavantazh në pjesën parë, për tu kthyer në të dytën , duke e quar ndeshjen në penallti për ta fituar pastaj.

“Unë duhej ta luaja ndeshjen me pesë pllaka metalike në mollëz për shkak të një dëmtimi që kisha pësuar muaj më parë”.

“Brenda tunelit, Materazzi më tha gjëra jo të këndshme për atë që do të ndodh në fytyrën time dhe unë iu përgjigja duke qeshur”.

“Kjo nuk ishte sepse isha arrogant, por sepse e dija që ai nuk ishte i tillë në jetën reale. Ne të gjithë jemi pjesë e një shfaqjeje, dhe ai duhej të luante rolin e tij”.

“Për më tepër, njerëzit që u përpoqën të më frikësonin shpesh harronin se nga cili vend vija”, ka thënë Shevchenko.

Shevchenko u largua nga Milani në vitin 2009 për t’u bashkuar me Chelsean, duke thënë se nuk ishte gabim ky vendim.

“Galliani dhe Berlusconi u përpoqën të më mbanin në çdo mënyrë që mundnin”.

“Milani ishte shtëpia ime, por Abramovic po përpiqej të më nënshkruante për tre vjet. Kam marrë hak ndaj Liverpoolit, por me Chelsean, nuk shkoi mirë. Sidoqoftë, nuk mendoj se ishte një gabim”, përfundoi sulmuesi ukrainas. /Telegrafi/

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img