Është rritur sërish shifra e viktimave në Itali si pasojë e koronavirusit, krahasuar me dy ditët e fundit.
Emergjencat Civile bëjnë me dije se në 24 orët e fundit 78 pacientë të tjerë e kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës, shifër kjo më e lartë se ditët e fundit ku viktimat nuk kalonin mbi 60.
Gjithashtu rritje ka pësuar dhe numri i personave të rinj të prekur me Covid, ku së fundmi janë raportuar 346 raste të tjera të infektuarish, pjesa më e madhe e të cilëve është sërish në Lombardi.
Gjithsesi sipas autoriteteve në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 55 viktima më shumë, pasi 23 viktima të tjera dhe pse janë komunikuar sot, i përkasin periudhës kohore mars-prill 2020 në rajonin e Lazios.