Eliminimi nga Champions League mbrëmjen e djeshme i ka vendosur kapakun të ardhmes së Mauricio Sarrit në stolin e Juventusit. Drejtuesit bardhezinj kanë vendosur për shkarkimin e tij dhe tashmë ekipin pritet ta marrë një trajner i ri.
Mediat italiane raportojnë se ekipi bardhezi ka kontaktuar Mauricio Poçetinon për të zëvendësuar Sarrin. Pas largimit nga Tottenhami, argjentinasi është i papunë dhe nuk do kishte asnjë pengesë të merrte drejtimin e kampionëve të Italisë.
Ndërkaq, mësohet se dëshirë e madhe e presidentit Anjeli është Zinedin Zidan, por francezi sapo është rikthyer te Real Madrid dhe për momentin nuk duket se do të lëvizë nga Madridi.
Mediat italiane flasin edhe për një interesim nga drejtuesit e Juventusit për trajnerin e Lazios, Simone Inzagi, por edhe ai sapo ka kualifikuar skuadrën në Champions për sezonin tjetër dhe vështirë se do largohej.
Gjithashtu nuk përjashtohet edhe një rikthim i Masimiliano Alegrit. Pikërisht ky i fundit ka bërë shumë mirë me bardhezinjtë në të kaluarën, teksa i ka dërguar dy herë në finale të Champions-it. Të presim e të shohim për cilin do vendosin drejtuesit bardhezinj.