FFK e ka lënë prapa situatën me Edon Zhegrovën të cilin e kishte përjashtuar me vendim të selektorit Foda para ndeshjes me Qipron.
FFK e ka përgëzuar yllin e Kosovës për paraqitjen ndaj Real Madrid ku është shpallur si “Lojtari i ndeshjes”.
“Zhegrova ka vazhduar shkëlqimin me formën e tij. 10-shi i Kombëtares së Kosovës mbrëmë u shpall “Lojtari i ndeshjes” në përballjen e ekipit të tij, LOSC Lille, kundër klubit mbretëror Real Madrid, në kuadër të garës më të madhe të klubeve, Ligës së Kampionëve, të cilën e fituan me rezultat 1:0.
Zhegrova në këtë ndeshje luajti për 90 minuta dhe ishte lojtari kyç në fitoren e rëndësishme të ekipit të tij, me 62 prekje me topin, 88% saktësi të pasimeve dhe shtatë duela të fituara” thuhet në faqen e FFK-së.