Dijon Kameri është talenti i radhës i cili pritet t`i bashkohet kombëtares së Kosovës në futboll.
Sipas gazetarit të ATV-së, Ylber Kelmendi, vet Presidenti i Federatës së futbollit të Kosovës, Agim Ademi, do të tentojë të bind talentin 18 vjeçar të Salzburgut që t`i bashkohet kombëtares së Kosovës në futboll.
Statusi i tij.
Sipas informacioneve që kam vet Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, do të merret për të afruar të Kosova, talentin Dijon Kameri.Ashtu siç veproi me Laurit Krasniqin të cilin e bindi.18 vjeçari, aktivizohet të gjiganti austriak Red Bull Salzburg e po ashtu është pjesë e kombëtares U18 te Austrisë.
Mesfushori i cili iu bashkua Salzburgut këtë vit nga Liefering, menjëherë e ka bindur trajnerin Matthias Jaissle, i cili e ka aktivizuar edhe në Ligen e Kampionëve, ku lojtari pati paraqitje të shkëlqyera përballë Milan dhe Chelsea.