Shkenda Dubova ka humbur njeriun e saj më të shtrenjtë, babain.
Gjatë ditës së sotme u bë e ditur nga kryetari i Gjilanit, se ka vdekur Shaip Dubova.
Pas njoftimit për vdekjen e babait, këngëtarja ka bërë postimin prekës për të, krahas një fotografie të postuar.
“O bab o zemra jem ma kpute shpirtin 🥺 qofsh i Xhenetit o njeri i mire”, ka shkruar këngëtarja.
Theksojmë se babai i Shkenda Dubovës vdiq nga koronavirusi.