KF Shkëndija njofton se është arritur marrëveshje e përbashkët për t’u ndarë me mesfushorin Endrit Krasniqi, pas kërkesës së tij për ndërprerjen e parakohshme të kontratës për arsye familjare.
Mesfushori pritet të rikthehet në futbollin kosovar.
Ka shumë skuadra që kanë nisur bisedimet me mesfushorin, por Suhareka është në “pole position” për të firmosur me të.
“Ne falënderojmë Endritin për përkushtimin dhe kontributin gjatë qëndrimit të tij me Shkëndijën. Krasniqi ishte pjesë e rëndësishme e ekipit tonë, dhe ne i urojmë gjithë të mirat në të ardhmen, duke shpresuar që rrugët tona do të kryqëzohen sërish në të ardhmen”, shkruhet në njoftimin e klubit nga Maqedonia e Veriut.