spot_img

Shkruan Berat Buzhala: LDK po e përjashton veten, e jo Vjosën

spot_img

Si një votues sporadik i LDK’së, e kam votuar LDK’në në tri palë zgjedhje të përgjithshme që nga përfundimi i luftës, unë nuk e kuptoj se ku është levërdia e Mustafës dhe ekipit të tij që ta shkarkojë Vjosën saktësisht në këto moment politik. Përvec inatit. Berat Buzhala

Do të ishte një detyrë tepër e rëndë për ta justifikuar qëndrimin e mëtutjeshëm të Vjosa Osmanit në Lidhjen Demokratike. Kjo zyrtare kaq e rëndësishme e partisë më të vjetër në vend ka kohë që është me një këmbë brenda e me një tjetër jashtë, por ja që kjo ishte mënyra origjinale e saj e të bërit politikë. Prej kur LDK kishte pranuar që të bënte koalicion me PDK’në në vitin 2014 Vjosa Osmani ka qënë de fakto fraksion brenda këtij subjekti. Mirëpo ndonëse fraksion, ajo duke qëndruar brenda partisë vetëm e ka ndihmuar atë, duke ia sjellë edhe një numër të lakmueshëm të votave anti – PDK, të cilin subjekt e kanë parë si rivalin kryesor. Në fakt PDK është letra kryesore politike e Vjosës. Ajo është rritur, është popullarizuar duke e kundërshtuar PDK’në dhe Thacin, më shumë se sa për ndonjë temë tjetër specifike. Parimisht Vjosa dhe Isa Mustafa nuk kanë dallime ideologjike, ose unë nuk e di që kanë të tilla. Të dytë e konsiderojnë vetën të djathtë, të orientuar për ekonomi të lirë të tregut, kosovocentrik etj., etj. Këta nuk janë pajtuar vetëm për Thacin, e tash së fundmi edhe për prishjen ose jo me LVV’në. Mirëpo, a mjaftojnë këto arsye për t’u ndarë? Parimisht nuk do të duhej të ishin arsye të mjaftueshme, por praktikisht u bë i pamundur qëndrimi nën një kulm. LDK, ose strukturat e kësaj partie të drejtuara nga Mustafa tash e 6 vjet, shkon në një drejtim, kurse Vjosa, bashkë me një pjesë të elektoratit të kësaj partie, në një drejtim tjetër. Vjosa si deputete nuk e ka votuar kurrë asnjë qeveri, e as qeveritë e udhëhequra nga LDK, as atë të Mustafës e as këtë të Hotit. Prandaj, cfarë kuptimi ka që të qëndrohet edhe më tutje nën një kulm. Dhe këtë po e thëm pa dashur që ta gjëj fajtorin. Sikur kur ndodhë një divorc martesor, edhe në këtë divorc politik secila palë ka arsye të pafundme, vetëm a je i gatshëm që t’i dëgjosh të gjitha ato.

Sido që të jëtë, si një votues sporadik i LDK’së, e kam votuar LDK’në në tri palë zgjedhje të përgjithshme që nga përfundimi i luftës, unë nuk e kuptoj se ku është levërdia e Mustafës dhe ekipit të tij që ta shkarkojë Vjosën saktësisht në këto moment politik. Bie fjala, nëse bash kanë dashur që ta përjashtojnë këtë rebele, atëherë shumë më e logjikshme ka qënë që këtë ta bëjnë në vitin 2014, kur ajo ishte ende relativisht e parëndësishme dhe dëmi që ai do të mund ta bënte do të ishte i menaxhueshëm. Po e përsëris, nuk është aspak e lehtë për një subjekt politik sic është LDK ta shpërfillë atë. Intervistat e saj, votat e saj, rezistenca e saj, natyrshëm nxitë kundërreagim. Është vështirë të qëndrosh neutral. Mëgjithatë një reagim i tillë është shkurtpamës. LDK assesi nuk do të përfitojë prej kësaj situate. Sigurisht që as Vjosa. Kjo është një situatë kamikaze. Të dyja palët do të humbin. LDK një pjesë të mirë të elektoratit, kurse Vjosa mundësinë për ta marrë kontrollin e partisë. Ajo ndoshta do ta marrë kontrollin e ndonjë partie, duke e themeluar një të re por ajo parti kurrë nuk do të jetë partia më e madhe në vend. Ajo parti kurrë nuk do ta ketë historinë e LDK’së. Nëse nuk me besoni pyeteni Nexhat Dacin, një politikan karizmatik, kokëfortë, egomaniak. Në goditjen e parë jashtë LDK’së ai kishte arritur që t’i fitonte mbi 10 përqind të votave, duke ia dhuruar kështu fitorën PDK’së së Hashim Thacit në vitin 2007. Kushdo që mendon që duke e larguar Vjosën gjërat do të vazhdojnë të mbesin të njëjta, atëherë nuk merr vesh në politikë. Gropa që do të mbetet pas largimit të saj nuk do të mbushet lehtë. Ajo do të vërehet më së miri në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që do të mbahen ato. Prandaj, duke e larguar Vjosën, LDK e ka përjashtuar vetën si kandidate për t’i fituar zgjedhjet e ardhshme. Kryetari Mustafa do të duhej ta tejkalonte edhe këtë situatë, duke mos rënë pré e emocioneve. Vjosa ka qënë dhe mbetet një vlerë elektorale e pazëvendësueshme në LDK.

NGJARJE TË TJERA

spot_img