Shkupi ka barazuar në ndeshjen e parë kundër Dinamo Zagrebit, në kuadër të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Ashtu si pjesa e parë, edhe pjesa e dytë u mbyll baras, me nga dy gola të shënuara në secilën prej saj.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Stadion Maksimir” përfundoi me rezultatin 2:2, shkruan Gazeta Express.
Queven (25’) dhe Renaldo Cephas (89’) shënuan golat për kampionët e Maqedonisë së Veriut.
Kurse, Arijan Ademi (44’) dhe Bruno Petkovic (86’) shënuan për kroatët.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 26 korrik, në Shkup.