Shkurte Fejza sot feston ditëlindjen.
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Shkurte Fejza, e cila për vite me radhë vazhdon të sjellë këngë që i dëgjojnë të gjitha moshat, sot kremton një datë të veçantë, shkruan lajmi.net.
Artista, me këtë datë mbush 59 vjet jetë, ndërsa që në orët e para të kësaj dite ka pranuar urime të shumta.
Një prej urimeve më speciale e mori nga bashkëshorti i saj Hajrushi, i cili ndau një foto të shkrepur nga pushimet në Turqi.
“Jeta ime. Kur jam me ty bota është e imja. Gëzuar ditëlindjen JETA IME”, shkruan ai.
Ndryshe, pas një pauze disamujore, Shkurte Fejza pritet së shpejti të kthehet me projekte të reja muzikore për fundvit. \\