Kosova është në mesin e shteteve me tw goditura nga koronavirusi.
Instituti “Robert Koch” ka dhënë shifra shokuese sa i përket të infektuarve në Gjermani.
Sipas këtij instituti, 20 përqind e të infektuarve në Gjermani janë kosovarë dhe turq, transmeton Indeksonline.
Në krahinën “North Rhine Ëestphalia” kosovarët dhe turqit përbëjnë më shumë se 50 përqind të numrit të të infektuarve.
Kryetari i komunës Essen, Thomas Kuffen për “Bild” ka thënë se shumë njerëz që po kthehen nga Ballkani po rezultojnë pozitiv.
Kurse, kreu i administratës së Dusseldorfit, Thomas Geisel ka thënë se ende nuk dihet shtrirja e infeksionit pasi nuk dihet saktësisht se sa persona janë kthyer nga pushimet.
Por, Gjermania nuk pritet që të mbyllë kufijtë për shtetet e Ballkanit edhe pse numri i të infektuarve ka shënuar rritje të lehtë këto javë.