spot_img

Duro pritet të marr drejtimin e Suharekës

spot_img

Suhareka ka vazhduar me ndryshime në klub, ku sot gjatë ditës ka prezantuar drejtuesit e ri, ndërsa së shpejti pritet edhe trajneri.

Pasi nuk kanë arritur marrëveshje me Arsim Thaqin për të vazhduar bashkëpunimin, FC Suhareka, është koncentruar në tregun shqiptar për të gjetur pasardhësin e ri.

Telegrafi ka mësuar se Shpëtim Duro është në krye të listës dhe palët vetëm se kanë arritur marrëveshje, ku kanë mbetur të zgjidhen edhe disa detaje.

Shpëtim Duro së fundmi ka qenë trajner te Struga në Maqedoninë e Veriut, ndërsa në Kosovë më parë kishte drejtuar Dritën.

Sot gjatë ditë, Suhareka ka emëruar si drejtor menaxhues, Bajram Sherifin, ndërsa Granit Dervisholli do të jetë në pozitën e drejtorit sportiv.

Lulzim Kolgeci është emëruar si drejtor teknik në klubin që kërkon suksese edhe në Superligën e Kosovës.

Klubi vetëm se ka filluar bisedimet me disa lojtarë me emër në Kosovë dhe priten transferimet. /Telegrafi/

NGJARJE TË TJERA

spot_img