Në Maqedoninë e Veriut duket se është rikthyer shpresa, pasi ditën e sotme numri i viktimave dhe të infektuarve është ulur ndjeshëm.
Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit 5 persona kanë humbur jetën, duke e çuar kështu numrin e viktimave në 346.
Gjatë ditës së fundit janë konfirmuar 78 persona të infektuar, ndërsa janë shëruar 172 persona.
Kujtojmë që deri më tani në Maqedoninë e Veriut 346 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa 7 125 janë të infektuar.