Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë në afëri të shkollës ‘’Fan Noli’’.
Lidhur me këtë rast Polcia Shqiptare ka dhënë edhe informacione.
Sipas informatave të para nga ana e Policisë bëhet me dije se në konflikt u përfshinë 3 nxënës, të moshës 14 vjeç, raporton Abcnews.
Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre, 14-vjeçari M.Cani ndërsa tjetri L.M, ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Po ashtu është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.