spot_img

Shqipëria me qëllim t’i mbyllë kualifikueset në vendin e parë

spot_img

Të dielën të gjithë lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet kanë qenë të pranishëm dhe janë stërvitur normalisht nën drejtimin e trajnerit Sylvinho dhe stafit teknik për më shumë se 1 orë.

Atmosfera është shumë e mirë dhe asnjë nga lojtarët nuk kanë probleme fizike, duke qenë të gatshëm për këtë sfidë që do të përmbyllë rrugëtimin historik të kombëtares e që u kurorëzua me kualifikimin në finalet e Euro “Gjermani 2024”.

Skuadra ka zhvilluar më shumë stërvitje me topin pa ngarkesa fizike, duke punuar më shumë me skemat e lojës dhe situata të ndryshme të ndeshjes. “Air Albania” do të jetë plot e për plot pasi të gjitha biletat janë shitur. Kuqezinjtë e kanë siguruar tashme kualifikimin në “Euro 2024”, por synim i tyre është të mbyllin kualifikueset me fitore dhe në vendin e parë në grup.

“Vijmë në këtë sfidë në kushte shumë të mira. Dua të falënderoj shqiptarët dhe tifozët që na kanë mbështetur dhe kemi arritur këtu. Arritëm kualifikimin, festuam me tifozët dhe u kthyem këtu se kemi menduar vetëm për ndeshjen me ishujt farore, është ekip i vështirë. Objektivi ynë i dytë është të arrimë vendin e parë në grup se do ishte shumë bukur që të kishim mundësi që në short të kishim një mundësi tjetër. Duhet të bëjmë një paraqitje sa më të mirë dhe ta mbyllim me fitore”, ka thënë Sylvinho, trajner i Shqipërisë.

Në të njëjtën linje me trajnerin brazilian qëndron edhe futbollisti Keidi Bare që kërkon rezultat pozitiv edhe në ndeshjen e fundit kualifikuese. “Nuk ka mbaruar asgjë, kjo është vetëm fillimi për ne. Duhet të ndalojmë këtu ku jemi, e kemi kaluar fazën e kualifikimit, duhet të mendojmë për më lart. Na pret një ndeshje e rëndësishme të hënën, duam të qëndrojmë në krye të grupit dhe në një të ardhme ti bëjmë gjërat kaq mirë sa i bëmë tani”, ka deklaruar Bare. Shqipëria është e para në grupin E me 14 pikë, derisa Ishujt Farore në vendin e fundit me vetëm një pikë. Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se pas ndeshjes do të ketë një festë në stadium.

“Jo vetëm futboll në ‘Air Albania’, ndaj Ishujve Faroe ka edhe festë! Një mbrëmje, që nuk duhet humbur”, thuhet në njoftimin e FShF-së.

Ndeshja mes këtyre dy kombëtareve zhvillohet nga ora 20:45.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img