Siç pritej, Moldavia ishte e koncentruar në mbrojtje gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes, ndërsa Shqipëria nisi me një 11-she edhe më ofanzive se zakonisht, duke llogaritur se edhe në treshen e mesit të fushës, luanin Keidi Bare e Nedim Bajrami. Shto këtyre edhe treshen e sulmit me Myrto Uzunin, Jasir Asanin dhe Sokol Cikalleshin, Sylvinho kishte bërë gati gjithçka për të dominuar duelin.
E pas pjesës së parë ku nuk gjendej rruga për gol, në pjesë të dytë thuajse në mënyrë të njëjtë, duke luftuar për top derisa moldavët tentonin të dilnin nga zona e tyre, Shqipëria shënoi jo një, por dy herë.
Ka qenë Jasir Asani që shënoi golin e parë të tij në një ndeshje zyrtare kualifikuese me kuqezinjtë në paraqitjen e dytë të tij dhe atë pasi që Elseid Hysaj luftoi për top. Asani shënoi jashtëzakonisht bukur për epërsi (51’).
Myrto Uzuni
Më pas, ka qenë Nedim Bajrami (76’) që mori topin e fituar kur moldavët tentonin daljen nga zona e tyre, për të goditur për 2-0 që doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Nismë e mbarë për Sylvinhon në shtëpi, derisa Air Albania e mbushur me publik festoi dhe këndoi thuajse gjatë gjithë ndeshjes për t’ia dhënë të mbarën para udhëtimin në Ishujt Faroe të kuqezinjëve pas tri ditësh.
TABELA AKTUALE dhe ORARI drejt EURO 2024
Fitorja, bën që Shqipëria me dy ndeshje të dalë nga pozita e fundit në vend të dytë në grupin kualifikues, ndërsa tash tekniku brazilian i kuqezinjëve do të kërkojë fitore ndaj ishujve Faroe për të vazhduar ritmin e mirë të kapur – dhe për të trasuar edhe më rrugën për në EURO 2024 që do të bëhej evropiani i dytë ku Shqipëria merr pjesë.◼️