spot_img

Shqipëria ‘thikë pas shpine’ Kosovës: Tenton të rrëmbejë yllin e ri Leon Avdullahu

spot_img

Kosova do të përballet më 5 shtator në Basel me Zvicrën në ndeshjen e hapjes së kualifikimeve për Botërorin 2026, por sfida nuk është vetëm në fushë. Përveç Zvicrës, edhe Shqipëria ka tentuar të përvetësojë yllin e ri të Hoffenheimit, Leon Avdullahu. Njoftimin për tentativen e fundit e ka dhënë Telesporti!

Avdullahu, i rritur në Zvicër, ka qenë pjesë e gjenerateve të seleksionimit të helvetikëve dhe në dy vitet e fundit ka pasur kontakte të vazhdueshme me Federatën e Futbollit të Kosovës. Vetë presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ishte takuar me lojtarin dhe pritej vetëm konfirmimi përfundimtar. Megjithatë, përveç Zvicrës, Shqipëria i ka dërguar Avdullahut ftesë zyrtare për ndeshjet e shtatorit, duke e bërë situatën më të ndërlikuar për Kosovën.

Ky nuk është rasti i parë i tentativave për “të rrëmbyer” lojtarë kosovarë. Në të kaluarën, FSHF-ja kishte angazhuar kapitenët e U21, Ardian Ismajli dhe Etnik Bruti, si dhe lojtarë të tjerë si Mirlind Daku, Arbër Hoxha dhe Arbnor Muja.

Kosova nën drejtimin e selektorit Franco Foda, i cili ishte zgjedhje e Presidentit Agim Ademi, ka arritur rezultate të rëndësishme, duke kaluar në Ligën B të Ligës së Kombeve dhe duke afruar rreth vetes lojtarë si Fisnik Asllani, Elvis Rexhbecaj, Vesel Demaku, Veldin Hoxha, si dhe futbollistë të dalë nga futbolli i Kosovës si Dion Gallapeni dhe Ron Raqi.

Në këtë periudhë sfidash, Kosova po pengohet edhe nga disa shtete tjera si Suedia kur ia rrëmbeu Besfort Zenelin, por më shumë e kishte pritur që Shqipëria të ndërhynte në tentativën për të afruar lojtarët e saj. Përveç përballjes me Zvicrën më 5 shtator, Kosova do të luajë më 8 shtator në Prishtinë kundër Suedisë, ndërsa grupi i saj përfshin edhe Slloveninë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img