spot_img

Shqiptarët thyejnë çdo rekord mbi 5 miliardë euro i kanë në banka

spot_img

Vlera e stokut të depozitave në fund të muajit marsit të këtij viti arriti në 5.56 miliardë euro, që paraqet një rritje vjetore të përshpejtuar prej 17.1 përqind, nga 7.3 përqind në mars të vitit 2022.

Sipas të dhënave të fundit publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) thuhet se depozitat e dy segmenteve të sektorit privat shënuan përshpejtim të rritjes dhe përcaktuan trendin e rritjes të gjithsej depozitave.

“Për më tepër, edhe depozitat e arkëtuara prej korporatave publike dhe fondeve pensionale shënuan rritje të theksuar, duke kontribuar në normën më të lartë të rritjes në 13 vitet e fundit.

Depozitat e ekonomive familjare shënuan rritje vjetore prej 11.8 përqind në mars 2023 nga 10.5 përqind në vitin paraprak, zhvillim ky që është ndikuar nga rritja e normave të interesit në depozita. “, thuhet në raportin e BQK-së.

Në mars 2023, vlera e depozitave të ekonomive familjare arriti në 3.74 miliardë euro, duke përcaktuar edhe trendin e përgjithshëm të gjithsej depozitave në sektorin banker.

Sa i përket nivelit të depozitave të reja të arkëtuara nga ekonomitë familjare, ku përfshihen vetëm depozitat e afatizuara, gjatë tremujorit të parë të vitit 2023 arritën vlerën prej 96.4 milionë euro, e që paraqet një rritje vjetore prej 29.3 përqind, krahasuar me ritjen vjetore të vitit paraprak prej 3.5 përqind.

NGJARJE TË TJERA

spot_img