Futbollisti me preardhje nga Kosova, Valon Behrami, ka folur rreth ndeshjes Zvicër-Serbi në kampionatin Botëror të vitit 2018.
Ai në një intervistë pë Blick.ch, ka thë se gjesti i Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit duke e bërë Shqiponjën gjatë festës së golave ishte marrëzi.
“Unë ende e urrej këtë temë edhe sot e kësaj dite. Është futboll, jo politikë. Ky gjest nuk ka vend në fushën e futbollit, ishte marrëzi.
Ne nuk po luanim në luftë. Në Kosovë më akuzuan se nuk mora pjesë në gjest. Lojtarët serbë janë miqtë e mi, ata kanë lindur pas l ftës.
Kjo është arsyeja pse ata thjesht duhet të luajnë futboll në këtë Botëror dhe të injorojnë gjithçka tjetër.”, ka thënë Behrami.
Kujtojmë që në atë ndeshje Zvicrra arriti të shënonte fitore ndaj Serbisë me rezultatë 2-1, me një përmbysje ku golat u shënuan nga Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri. Të dy futbollistët nga Kosova, pas shënimit të golave festuan duke e bërë shqiponjën, ku më vonë janë gjobitur nga UEFA.