spot_img

Shtatë mijë euro bileta, tërbohen holandezët: Do të marrim edhe gjyshërit në Shqipëri

spot_img

Situata e krijuar me biletat dhe ngatërresa me orën e shitjes mes UEFA-s dhe klubit të Feyenoordit ka revoltuar jo pak tifozët e këtij të fundit që kanë shpërthyer në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, janë publikuar edhe foto që një biletë për finalen e Ligës së Konferencës kap shifrat e çmendura nga 2 mijë euro kategoria më e ulet deri në 7 mijë euro kategoria e parë.

Numri shumë i ulët i biletave, i përfituar nga klubi i Feyenoordit, ka sjellë edhe këtë fenomen me çmimet.

Ndërkohë që pakënaqësitë nga tifozët holandezë janë tepër të mëdha, përpos faktit dhe incidentit me orarin, për çka ata mendojnë se biletat që shiteshin në faqen e UEFA-s janë blerë nga tifozët e Romës. Ky mendim i ka mobilizuar ata edhe më shumë dhe tani nuk e shohin thjesht si një finale futbolli, por si një mesazh që mund të japin për një mbështetje masive për ekipin e tyre.

Dhe kundër kujt, tifozëve romanë, që me ta kanë edhe një precedent përplasjeje në vitin 2015 në Romë, kur qindra tifozë të dehur holandezë shkatërruan bare dhe u vunë zjarrin shumë pjesëve të qytetit në përballjen mes skuadrave në Ligën e Europës më 19 shkurt 2015.

Në një postim të tyre në rrjetet sociale “Instagram” apo “Twitter”, ata bëjnë thirrje për njëritjetrin që të organizohen në masë për të udhëtuar me çdo lloj mënyre drejt Tiranës.

“Nuk arritët të merrni dot një biletë? As ne! Jo shumë e çuditshme me numrin patetik prej 3000 biletash nga UEFA = MAFIA. Mbi faktin skandaloz që UEFA komunikoi qëllimisht në kohë të gabuara në mënyrë që 8500 biletat e shitjes falas të arrijnë të gjitha te romakët. Do ta lëmë vetëm ekipin tonë në Tiranë atëherë?! Ka më shumë rrugë që të çojnë në Tiranë dhe ne duhet ta mbështesim ekipin sa më shumë. Nëse nuk arrini të siguroni një biletë, thjesht ejani në Tiranë!

Me siguri do të ketë ekrane të vendosura në qytet dhe është ende një eksperiencë e mrekullueshme të jesh prezent në qytetin e finales. Të gjithë do të sigurohemi që të jetë një udhëtim i paharrueshëm! Tashmë e dimë se kjo finale është e organizuar keq, por mos e lejoni këtë t’ju ndalojë! Kërkojini vëllait, babait, gjyshit, kushëririt të largët dhe të gjithë shokëve tuaj të vijnë së bashku. Në mungesë të fluturimeve të mira, hipni në makinë dhe rezervoni një hotel në qytetet përreth, për shembull, dhe ejani në Tiranë! Ne do t’ju tregojmë se për çfarë jemi të mirë. Ne do të kontrollojmë Tiranën!”, shkruhej në postimin e tifozëve./ps/

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img