Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) ka nënshkruar kontratë për furnizim me vetura për Institucionet e Republikës së Kosovës.
Siç bëhet e ditur në tenderin e publikuar në KRPP, AQP ka nënshkruat kontratë në vlerë prej 1.9 milionë euro.
Nga kontrata për “furnizim me vetura për Institucionet e Republikës së Kosovës”, tashme janë nënshkruar tri lote, të cilat i ka fituar kompania “Mercom Company”.
Nga Lot 2, 5 dhe 6 do të blihen 87 vetura për institucionet të ndryshe te Republikës së Kosovës.
Po ashtu, siç bëhet e ditur në dosjen e tenderit, përfshihen 22 automjete “ Peguot 208 Aktive”, në një lot tjetër të këtij tenderi i cili peshon rreth 200 mijë euro, shteti do të blej 9 automjete “ Peguot 308 Aktive”, derisa në një lot tjetër që ka vlere prej rreth 1,3 milionë euro Agjencia Qendrore e Prokurimit për Institucione te ndryshme të shtetit do të blej 56 “Peguot 308 Aktive 1.5”
Kujtojmë se në shtator të viti të kaluar shumë ministri dhe komuna mbeten pa vetura pasi një kontratë e Agjencisë Qendrore të Prokurimit me kompaninë “Auto Mita” për vetura me qira kishte përfunduar dhe nuk ishte vazhduar.
Ndërsa, në gusht të viti 2023 Agjencia Qendrore e Prokurorimit hapi tender në vlerë prej 6 milionë e 900 mijë euro për blerjen e 241 veturave. Ky tender ishte i ndarë në 15 lote.
Kujtojmë se gjatë këtyre viteve AQP-ja ka nënshkruar disa kontrata për marrjen e veturave me qira për institucionet shtetërore, të cilat i kushtuan shtetit rreth 7 milionë euro./Ballkani.info/