spot_img

Shteti paguan 11 milionë euro për serbët në veri derisa lë në terr për 4 muaj rresht një familje shqiptare në Lipjani

spot_img

11 milionë euro janë ndarë nga shtetit për ta paguar rrymën e shpenzuar nga serbët e veriut, por Familja Bublica, nga Lipjani tash e katër muaj ka mbetur në terr si pasojë e borxhit që kishte ish-pronari serb i pronës ku ka ndërtuar shtëpinë.

Familja Bublica nga Lipjani, tash e katër vjet është duke kërkuar nga KEDS-i, që t’i regjistrohet njehsori i energjisë elektrike në shtëpi.

Por njehsori ende nuk u regjistrua, meqë KEDS-i vazhdon të kërkojë që të shlyhet borxhi i pronarit paraprak të shtëpisë, e cila ishte ndërtuar në truallin ku ai tashmë ka ndërtuar shtëpinë e re.

Sipas Hazir Bublicës, me personin nga i cili e ka blerë truallin, pronar serb janë marrë vesh që ai t’i paguajë borxhet që ka pasur ndaj KEDS-it.

“Unë prej Boshko Stojkoviqit e kam blerë një shtëpi të vjetër, megjithëse kur e kam blerë i kam thënë që këtë shtëpi prishe dërgoje ku të duash madje edhe pemët nxjerri prej këtu se mua nuk me duhen. Kemi bërë kontratën me gjykatë, të gjitha borxhet i ka bartur ai shitësi.”- tha Bublica.

Nga KEDS as vendimin e gjykatës në lidhje me borxhin e serbit Boshko Stojkoviqit nuk po e marrin parasysh. Në këtë vendim dëshmohet se marrëveshja mes të dyja palëve ishte që pronari paraprak t’i paguajë borxhet që ka pasur në të kaluarën.

Bublica, ka kërkuar ndihmë nga KEDS-i se si të rregullohet kjo çështje, por këta të fundit vazhdimisht po i kërkojnë njehsorin të cilin e kishte shfrytëzuar pronari paraprak.

KEDS-i siç thotë Bublica, e kanë paralajmëruar se nëse e lëshon Energjinë Elektrike pa regjistrim të njehsorit, atëherë do të gjobitet. Përveç në KEDS, Bublica ka kërkuar ndihmë edhe nga Policia.

NGJARJE TË TJERA

spot_img