Nga sot, pagesa e rrugës në Serbi është rritur mesatarisht me 4.3% për kilometër të përshkuar, si pasojë e indeksit vjetor të çmimeve të konsumit dhe rritjes së çmimeve me pakicë. Ky ndryshim është i rëndësishëm për diasporën shqiptare që përdor Korridorin 10 për të udhëtuar drejt vendlindjeve gjatë periudhës së pushimeve verore, raporton INA.
Sipas të dhënave të publikuara nga “Blic Biznis”, çmimet e reja për disa prej destinacioneve më të njohura janë si më poshtë:
Beograd – Preshevë: 1,970 RSD (rreth 16.80 €)
Beograd – Nish: 1,170 RSD (rreth 10.00 €)
Beograd – Novi Sad: 325 RSD (rreth 2.80 €)
Beograd – Suboticë: 835 RSD (rreth 7.10 €)
Beograd – Shid: 520 RSD (rreth 4.45 €)
Beograd – Zlatibor: 585 RSD (rreth 5.00 €)
Gjithashtu, është njoftuar se tarifat e reja për pjesën e re të autostradës Beograd – Požega, në seksionin midis stacioneve të pagesës Lučani dhe Prilipac, do të fillojnë të aplikohen nga data 10 korrik 2025.
Kjo rritje pritet të ndikojë në kostot e udhëtimeve për shumë udhëtarë gjatë sezonit veror.