spot_img

Shtyhet ndeshja Bayern Munich-Union Berlin, shkak reshjet ekstreme të borës

spot_img

Bayern Munich ka njoftuar shtyrjen e ndeshjes së sotme (e shtunë) ndaj Union Berlin për shkak të kushteve të rënduara atmosferike.

Bavarezët janë nikoqir të kryeqytetasve në ndeshjen e vlefshme të javës së 13-të në Bundesliga, e paraparë të zhvillohej me fillim nga ora 15:30.

Megjithatë, derbi i javës në Bundesliga është shtyrë dhe lajmi është kumtuar nga ekipi vendas, Bayerni.

Bayern Munichu me anë të faqes zyrtare ka njoftuar se deri te shtyrja kanë ardhur për shkak të reshjeve ekstreme të borës në Mynih.

“Ndeshja e Bayernit në Bundesligë kundër Union Berlin, e planifikuar fillimisht për në orën 15:30 sot në Allianz Arena, është shtyrë për shkak të borës së madhe gjatë natës. Reshjet e borës gjithashtu nuk parashikohen të përfundojnë deri në mbrëmjen e së shtunës”.

“Edhe nëse do të kishte qenë e mundur të vihej fusha në Allianz Arena në një gjendje që do të lejonte që ndeshja të vazhdonte pasdite, rreziqet e sigurisë dhe situata e trafikut e bënë të pashmangshme anulimin”.

“Dëbora që bie nga çatia në Allianz Arena përbën një rrezik të pallogaritshëm për spektatorët. Përveç kësaj, është pothuajse e pamundur të shkosh në stadium”.

“Autobusë dhe trena të panumërt janë anuluar, shumë rrugë dhe autostrada janë mbyllur plotësisht, linja e nëndheshme U6, e cila shkon në Frottmaning dhe Allianz Arena, është pezulluar”, thuhej në njoftim.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img