spot_img

Shuma marramendëse e armëve që Izraeli ia ka shitur Azerbajxhanit

spot_img

Turqia është përmendur si shteti që i ka ofruar më së shumti përkrahje Azerbajxhanit gjatë konfliktit me Armeninë, por është një shtet tjetër që i ka shitur shumë armë këtij vendi viteve të kaluara – Izraeli.

Armenia i ka tensionuar raportet me Izraelin për shkak të shitjes së armëve për Azerbajxhanin. Marrëdhënies mes këtyre vendeve u tensionuan kur dy muaj më parë, një aeroplan azer u nis nga pjesa jugore e Izraelit.

Ndonëse Ministria e Mbrojtjes e Izraelit nuk i publikon hollësitë e shitjes së armëve, Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, në vitin 2016 kishte deklaruar se shteti i tij ka blerë armë në vlerë të 4 miliardë e 850 milionë dollarëve amerikanë nga Izraeli.

Mediet izraelite kanë raportuar se kompania izraelite “Elbit Systems” i ka shitur Azerbajxhanit dronë të ndryshëm luftarakë, përfshirë të ashtuquajturit “dronë vetëvrasës”, shkruan Times of Israel.

Sipas Institutit Hulumtues Ndërkombëtar të Stokholmit për Paqe, në pesë vjetët e fundit, Izraeli ka qenë furnizuesi kryesor i Azerbajxhanit me armë dhe vlera e shitjes ka qenë mbi 740 milionë dollarë, duke dalë para Rusisë.

Izraeli dhe Azerbajxhani kanë raporte diplomatike që nga koha e shpërbërjes së BRSS-së në vitet e nëntëdhjeta. Ato kanë edhe marrëdhënie të mira tregtare pasi Izraeli është munduar të ndërtojë ura me shtetet myslimane, ndërsa Azerbajxhani ka kërkuar aleanca të reja, përtej lidhjeve tradicionale me Moskën.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img