Toni Domgjoni me prejardhje nga Bishtazhini i Gjakovës, i lindur në Kroaci, i cili momentalisht është pjesë e klubit holandez Vitesse, ka marrë sinjale nga skaut të ndryshëm për të ndërruar ambient. Domgjoni është duke u kërkuar nga shumë klube gjermane të BundësLiga 2, Bundesliga 1, duke përmendur Shtutgardin, Leverkusenin, Verder Breneni, Mainc 05, Hamburg, por edhe ekipet turke të Super ligës si dhe Mallorka spanjolle.
Domgjoni gjatë karrierës së tij ka luajtur për klubin e qytetit të lindjes Slaven Belupo e më pas në Zurich dhe së fundmi në Vitesse. Pas paraqitjeve të shkëlqyeshme të tij, Domgjoni është ftuar nga kombëtarja zvicerane dhe ka luajtur në të gjitha kategoritë e reja të shtetit Helvetik.
Pas paraqitjeve të mira Domgjoni ka ra në sy edhe të kombëtares shqiptare si dhe të drejtuesve të Federatës së Futbollit të Kosovës. Domgjoni pasi ka marrë ftesën e shtetit ku i kanë lindur prindërit ai pa hezitim ka hequr dorë nga kombëtarja helvetike, dhe para se të pranonte të luante për Shqipërinë ai ka zgjedhur Kosovën, në vitin 2021. Domgjoni ka 3 paraqitje dhe ka shënuar një gol për përfaqësuesen e Kosovës.
I pyetur nga “Epoka e re” se kënd e ka idol në futboll, Domgjoni është përgjigjur “Unë e kam idol Ronaldon, por pozicioni im si mesfushor ofensivë nuk më jep mundësi të arrij atë që e shoh tek Ronaldo”.
Mesfushori shqiptar, Toni Domgjoni është duke luajtur në ligën holandeze dhe ka një paraqitje të mirë edhe pse klubi nuk po gjënë rehatinë me stafin teknik. Vitesse për momentin është ne vendin e 14 të Eredivises Holandese.