Pasi kishte ndërruar jetë legjenda Fadil Vokrri, në emergjencën e mos-lënies së FFK-së pa drejtues të sajën të gjithë ishin të unifikuar, nënkryetari i parë i z. Vokrri dhe jo vetëm, nënkryetari i secilit kryetar prej më shumë se dhjetë vitesh, z. Agim Ademi ishte njeriu më kompetent që vazhdonte t’i printe Kosovës së sapo pranuar në UEFA e FIFA, pas një mundi e kontributi të madh të secilit qytetarët e republikës në formën e vetë.
Po a ishin të sinqerta të gjitha “rrahjet e shpinës” së z. Ademi nga disa njerëz brenda zyreve të FFK-së, të cilët deri në një moment, në secilën paraqitje televizive, thonin fjalët më të mira për të. Po pra, a ishin të sinqertë njerëzit që merrnin paga të “frikshme” brenda FFK-së, sepse përkrahja e njerëzve të futbollit të vërtetë, atyre që derdhin djersë e të mira financiare nga bizneset apo familjet e tyre u vërtetua disa herë. U vërtetua sa herë që duhej të ngritej dora lartë, sado që “rrjeti” i atyre me paga të larta që tashmë ishin larguar nga FFK, bënin zhurmë mediale duke ftuar nëpër konferenca gazetarë, e ku pas secilës fjali të tyre dëgjohej togfjalëshi “A e dini sa ka pare në FFK”. Pra të vetmin shqetësim e kishin tek mjetet financiare që UEFA e FIFA i ndajnë çdo vit për ardhmërinë e këtij vendi, për rininë e Kosovës e cila më në fund, nën drejtimin e një presidenti të përgjegjshëm, po përfiton nga kushtet çdo ditë e më të mira nëpër terrenet e stërvitjeve nëpër çdo cep të Kosovës.
DUAM ZGJEDHEJ BRENDA FFK-së
Ishte krijuar një propagandë e çuditshme që gati e pati bindur opinionin vendor nëpër media televizive se z. Ademi po iu frikësohet zgjedhjeve në FFK, katër vite kishin folur për nevojën për zgjedhje, sesi Agim Ademi nuk e ka përkrahjen e as 5-6 delegatëve. Bënin “BE e R’FE” se Agim Ademi e ka uzurpuar FFK-në dhe frikohet t’i thërrasë delegatët por se dita do të vijë, e aty do ta shohin të gjithë se si Ademin nuk e don askush, si dhe se qysh këta janë disa kandidatë, që nuk kanë asnjë lidhje mes veti, ani pse “ia thonin të njëjtës këngë”, kudo që shkonin. Në fund, vitin e kaluar kur z. Ademi caktoi datën për mbajtjen e zgjedhjeve brenda FFK-së, pikërisht këta që përditë po kërkonin zgjedhje, u zunë në befasi. Jo, tani nuk duam zgjedhje, nuk jemi gati. Sigurisht, zgjedhjet po mbaheshin në datën e paralajmëruar, fatkeqësisht këta që nuk kishin të bënin asgjë me njëri tjetrin, u bënë të njëzëri, duke e nxjerrë kandidat të përbashkët djalin e legjendës Vokrri, Gramozin i cili në secilën paraqitje të tij, sinqeriteti i një djali të edukuar tradhtonte dhe qartë shihej se ai ishte vetëm bartës i “stafetës” dhe se dikush tjetër kishte plane, sipas tyre të mirëorganizuara. Plane këto të cilat dështuan në ditën D, pra në ditën kur ata që duhet të ngrejnë dorën PRO ose KONTRA, ishin më shume se 90% për z. Ademi, ndërsa “reformatorët” nuk arritën të bëjnë numrat e nevojshëm për kundërkandidatin e z. Ademi, nuk iu kishin mjaftuar katër vite për tu bërë gati.