spot_img

Si ishte bllokuar xhirollogaria e FC Prishtina në kohën e Remzi Ejupit – Ku shkuan parat e shitjeve të futbollistëve!

spot_img

Klubi më i trofeshë në vend, FC Prishtina, me të cilën ishin mburrur shumë breza, kryesisht falë gjeneratës së artë, pas luftës kaloj në peripeci të ndryshme. Klubi shpejt u shndërrua në shoqëri aksionare, ku kryetar deri vonë ishte Remzi Ejupi. Ai vendosi të largohet duke hequr dorë nga kjo pozitë pas shumë kritikave që në fund kishte kulmuar me sharje e ofendime në kor nga ‘Plisat’, tifozi numër një i Prishtinës. Gjatë kohës së tij, për shkak të borxheve kishte edhe bllokim të xhirollogarive!

Klubi gjatë këtyre viteve ia doli të shes kartonët e disa futbollistëve kur ende nuk ishim pjesë e UEFA-së apo FIFA-s, si Shqipron Skeraj (G. Furth 2008), Jusuf Llumnica e Visar Berisha (Winterthur 2009), Yll Hoxha në vitin 2009 kishte kaluar në kampionatin finlandez, më pas Besnik Krasniqi, Mentor Mazrekaj, Labinot Ibrahimi, Astrit Fazliu-Partizan kaluan në skuadrat e kampionatit në Shqipëri e Gavazaj në Genk të Belgjikës (2013)!

Por gjatë kësaj kohe, ka pasur periudha kur skuadra e udhëhequr nga Remzi Ejupi kishte mbetur pa xhirollogari, pasi shkas ishin borxhet ndaj Agjensionit Tatimor të Kosovës.

Asnjëherë nuk u tregua qartë si funksionoi prania e mjeteve financiare në kohën sa kishte qenë xhirollogaria e bllokuar! Këtë e ka ditur vetëm Ejupi apo edhe aksionarët e tjerë?!

Gazeta ka kontaktuar persona në klub, por që kanë hezituar të flasin për kohën kur kishin ndodhur këto transfere, megjithatë në vazhdim do kërkohet të zbardhet çdo transfer të bërë në shitjen e kartonëve të lojtarëve prishtinas!

Edhe pse kanë kaluar kaq vite, Prishtina nuk e gjeti rahatinë sa ishte në drejtim të Ejupit, derisa përfitimet e mundshme në kurriz të klubit kryeqytetas mund të jenë të theksuara, madje sipas burimeve tona edhe nëpërmjet xhirollogarive që nuk i takonin klubit (koha sa ka qenë e bllokuar për shkak të borxheve ndaj shtetit)!

NGJARJE TË TJERA

spot_img