Duket se Fatjoni sapo i thumboi Anën dhe Atdheun.
“Përputhen” është shndërruar në një nga spektaklet më të ndjekura, shkruan lajmi.net.
Fatjoni dhe Ana ishin dy nga emrat të cilët u takuan më shumë se njëherë dhe se mendohej që do të dilnin si çift nga aty.
Mirëpo me futjen e Atdheut shihet se gjërat kanë ndryshuar.
Nga takimi i Anës me Atdheun pati shumë të papritura, prandaj duket se edhe Fatjoni u bë xheloz.
Kjo vihet re edhe nga një postim i fundit i tij në Instastory.
“Si jeni me rrahjet e zemrës zonja dhe zotrinjë?”, ka shkruar Fatjoni dhe besohet se e kishte direkt me Anën dhe Atdheun.