spot_img

“S’i lejoj në pronën time të sillen si kauboj”, flasin banorët që panë xhandarët serbë në Karaçevë

spot_img

Secili nga banorët e fshatit të Karaçevës ishin duke u marrë me punët e tyre të përditshme, pasditen e së premtes, kur nëpër oborret e shtëpive të tyre u futën xhandarmëria serbe.

Njëri nga banorët e Karaçevës, në momentin kur ushtarët serbë i kishin kaluar nëpër oborr, kishte qenë duke punuar.

Qamil Krasniqi ka rrëfyer gjithë ngjarjen e 7 gushtit 2020, duke theksuar se nuk ka qenë në dijeni se do të kishte patrullime nëpër fshatin e tij.

Madje, ai thotë se nëse do ta dinte më herët, ndoshta do të ndodhte edhe më e keqja, pasi siç tha ai “nuk i lejoj që në pronën time të sillen si kauboj”.

“Nuk kemi pas dije veç kur i kemi pa nëpër oborr, megjithëse unë kam qenë këtu tek traktori dhe kur i kam pa duke ardhur për asfalt, tre katër kanë qenë para, nga tri katër metra distancën, kur kanë ardhur më afër janë bërë si më grumbull, kur më kanë pa te traktori njëherë po mendoj se janë KFOR-i amerikan apo KFOR-i, edhe i kam shikuar, kur e kam pa që nuk janë, që janë xhandarmëria serbe, ata e kanë një stil të vetin që nuk flasin, unë kam mbetur tamam, po tregoj edhe shumë i mllefosur, kanë ardhur deri aty, pastaj kanë ndërruar skaj edhe kanë shkuar atje. As që kanë folur, ishin kanë nja 11 vetë. Ndoshta shumë fjalë e madhe edhe e fundit është kjo për të thënë, por t’i kisha vërejt e të tjerë e të tjerë do të kishin kaluar nëpër trupin tim të vdekur, sepse nuk i lejoj që në pronën time të më sillen kështu si kauboj”, tha ai për Rtv Dukagjinin.

Në filmimet e kamerave, të kapura nga një restorant karshi të cilit kaluan ushtarët serb, shihet se si me armë në duar ata lëviznin nëpër rrugët e Karaçevës.

Ramadan Gruda e pa me sytë e vet këtë ngjarje. Për të ky është rasti më i rëndë, kur xhandarmëria serbe ka shkelur territorin e Kosovës.

“Dje rreth orës 17:00 isha prezent këtu tek restoranti ‘Oxygen’ ku i pash xhandarmërinë serbe të cilët kaluan në këtë pjesë të Kosovës dhe sipas mendimit tim ky është rasti më i rëndë kur xhandarmëria serbe shkel territorin e Kosovës”, tha ai.

Apeli i tij është që Policia e Kosovës të vendos një stacion në këtë pjesë, e t’i ruajë nga afër qytetarët e kësaj ane.

Madhërim Krasniqi, pronar i lokalit, kamerat e të cilit filmuan ushtarët serb, tregon për tmerrin që përjetuan familjet të cilat kishin vendosur që me fëmijët e tyre ta kalonin pasditen e së premtes duke shijuar bukuritë e Karaçevës.

“Në këtë pjesën këtu kemi pasur myshteri me familje e fëmijë të vegjël dhe të cilët kanë qenë të shqetësuar shumë, njëherë kanë menduar se është Ushtria e Kosovës, KFOR-i, por me praninë e prindërve ata e kanë vërejtur se këtu janë xhandarmëria serbe dhe e kanë pasur një shqetësim shumë të madh, janë frikësuar dhe janë larguar myshteria nga restoranti. Kanë qenë në këtë pjesë të ulur familjet dhe kanë shikuar nga lartë se janë forcat e xhandarmërisë serbe dhe menjëherë shqetësimi ka qenë shumë i madh dhe janë larguar nga restorant” , tha ai.

Bujar Fera, imam i fshatit, thotë se kohëve të fundit, janë shtuar lëvizjet e ushtarëve serbë, skaj kufirit me Kosovën.

“Këtyre ditëve ka shtim të madh të forcave të xhandarmërisë serbe përskaj kufirit të Kosovës dhe për neve si qytetarë përderisa qeveria jonë është në bisedime me Serbinë, për shkak të demarkacionit të kufijve të saj, për neve është shqetësuese sepse nuk dihet se çfarë skenari po përgatitet” , tha ai.

Karaçeva, si fshat kufitar i Kosovës me Serbinë, që nga paslufta ka probleme të tilla.

NGJARJE TË TJERA

spot_img