spot_img

Si mund të mbijetoni në një shpërthim bërthamor?

spot_img

Ngjarjet e fundit në luftën Ukrainë -Rusi dhe kërcënimet e vazhdueshme për bombë bërthamore kanë ngjallur frikë tek disa njerëz, të cilët mendojnë se Vladimir Putin e ka në dorë të bëjë një gjë të tillë, sidomos, pas lajmit të fundit, ku thuhej se ai e kishte fshehur familjen në një bunkier kundër shpërthimit bërthamor

Por si ndodh një shpërthim bërthamor? A mund të shpëtojmë nga armët të cilat frikësojnë çdo njeri kur i dëgjon?

Armët bërthamore janë sot makthet e vërteta të njerëzimit, por pavarësisht fuqisë që kanë thuhet se njerëzit mund dhe të mbijetojnë, madje edhe kur janë afër rrezes së shpërthimit të bombës.

Japonezi Tsutomu Yamaguchi, jetoi gjatë, pavarësisht bombardimeve në Hiroshima dhe Nagasaki. Ai vdiq në moshën 93-vjeçare nga pleqëria. Yamaguchi nuk ishte i vetmi person që i mbijetoi të dy shpërthimeve , por vetëm më i famshmi. Bombardimet e tmerrshme amerikane vranë më shumë se 200,000 njerëz, por rreth 70 për qind e popullsisë së secilit qytet mbijetoi. Shumë jetuan me komplikime të rënda lidhur me bombardimet, por jetuan.

Sarov. Nizhny Novgorod region. Russia. The Russian Atomic Weapon Museum, Sarov (Arzamas-16). The Tsar Bomba, the largest and most powerful nuclear weapon detonated in the Novaya Zemlya archipelago. Photo ITAR-TASS / Roman Yarovitsin (Photo by TASS via Getty Images)

Sipas një specialisti të sigurisë në Amerikë, zona e prekjes të një shpërthimi bërthamor ndahet në tre mini-zona.

E para është zona e dëmtimit të rëndë, më pas zona e dëmtimit mesatar dhe e treta zona e dëmtimit të lehtë. Nëse jeni në zonën e dëmtimit të rëndë shanset tuaja për të mbijetuar janë të ulëta, por edhe mund të shpëtoni nëse keni një strehë shumë të fortë.

Në dy zonat e tjera, mundësitë për të jetuar janë më të larta. Megjithatë, ekspertët e sigurisë thonë se pavarësisht se në cilën zonë të dëmtimit ndodheni, vendi më i sigurt për të qenë gjatë një shpërthimi bërthamor është në një ndërtesë të madhe dhe të sigurt.

Këshilla e parë është që të mos shikohet drita e fortë që emetohet teksa bomba shpërthen, pasi ajo do të verbojë këdo që e shikon. Kjo verbëri është e përkohshme, zgjat vetëm për disa sekonda ose disa minuta.

Këshilla kryesore për t’i mbijetuar një shpërthimi bërthamor është që të qëndroni brenda dhe nëse mund të futeni në një bodrum është edhe më mirë. Të qenit brenda gjatë shpërthimit do t’ju ndihmojë, por nëse jeni jashtë për ndonjë pjesë të shpërthimit, është e rëndësishme të minimizoni sasinë e rrezatimit që thithni. Një këshillë tjetër është që të mos qëndroni në ambiente ku ka sende të lëvizshme. Është mirë që të jeni në një dhomë, ku pavarësisht tronditjes së madhe asgjë të mos bjerë mbi ju.

Strehimi në një ambient të mbyllur dhe të sigurt duhet që të jetë për të paktën 12 orë dhe maksimumi 24 orë, për të shmangur edhe pasojat radioaktive. Një studim i vitit 2014 sugjeron që duhet të presësh një orë pas mbërritjes së rrezatimit për të lëvizur në një vend më të mirë, por për një kohë jo më shumë se 15 minuta.

Por çfarë ndodh nëse jeni të ekspozuar ndaj rrezatimit?

Për këtë ekziston një proces për të hequr ndotjen radioaktive.

Si fillim duhet të ndërroni të gjitha rrobat, më pas të bëni dush dhe të pastroni trupin dhe fytyrën me sapun ose me shampo. Gjithashtu, duhet të shfryni hundët vazhdimisht dhe më pas të vishni rroba shumë të forta nga ato që vishni në përditshmëri.

Pra në rastin e një shpërthimi bërthamor, ka shumë mundësi për të jetuar dhe ekspertët sugjerojnë që rregullat kryesore të një shpërthimi bërthamor të dihen nga të gjithë. Lufta bërthamore është një nga kërcënimet më të frikshme që bota është përballur ndonjëherë. Ajo cilësohet si një kërcënim ekzistencial si për qytetërimin ashtu edhe për vetë jetën.

NGJARJE TË TJERA

spot_img