Mbledhja e sotme e Komisionit për Punë të Jashtme u përcjell me ofendime të shumta në mes të deputetëve.
Kryetarja e komisionit, Time Kadrijaj ndërpriti mbledhjen pas përplasjes së deputetit Kujtim Shala me Gazmend Gjyshincën e LVV’së.
LEXO PO ASHTU:Kërcet dajaku në Kuvend, rrahën deputetët e LDK-së me ata të LVV-së
“Dua të lidhem shkurt me profesorin akademikun e nderuar Kujtim Shalën që është edhe deputet. Z. Shala ju jeni profesor edhe e dini rëndësinë e parimit. Pse jemi kaq keq është për shkak të mungesës së parimeve, rri aty…”, kishte thënë Gjyshinca në komision.
“Ti po më kallëzon a”, i është përgjigjur Shala.
Pasi që Kadrijaj ndërpriti mbledhjen, është raportuar për një përplasje mes Gjyshincës, Shalës dhe Arben Gashit të LDK’së.
Sidoqoftë, këto deklarata i ka mohuar Arben Gashi në një përgjigjje për Gazetën Express.
Vetëvendosja për të folur lidhur me këtë temë ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për media. /GazetaExpress/