Eliminimi nga Champions League pritet të sjellë pasoja të rënda te Atletiko Madridi. Faji kryesor bie mbi trajnerin Diego Simeone, i cili tani rrezikon seriozisht shkarkimin.
Argjentinasi ka një kontratë deri në vitin 2024, por duket se ajo nuk pritet të vazhdohet më shumë se qershori i vitit të ardhshëm, pasi klubi spanjoll ka nisur kontaktet me një tjetër trajner të njohur.
Bëhet fjalë për ish-teknikun e Barcelonës, Luis Enrike, i cili momentalisht ndodhet në stolin e kombëtares spanjolle.
Atletiko e Madridit është hedhur menjëherë në sulm për Enriken, duke menduar t’i japë fund një epokë suksesi me Simeonen, pas 11 viteve në krye të kryeqytetasve.