Kreshnik Hajrizi është huazuar deri në fund të edicionit aktual te skuadra e Sionit.
Klubi zviceran do ta ketë opsionin e blerjes së kartonit të Hajrizit nga skuadra e polake, Widzew Lodz.
“E mirëpresim Kreshniku. Është një përforcim i fazës së mbrojtjes, të cilin e kemi ndjekur prej kohësh. Ai do të sjellë cilësitë dhe gjendjen e tij shpirtërore në fushë”, ka thënë drejtori sportiv i Sionit, Barthelemy Constantin për faqen e klubit zviceran.
Mbrojtësi Hajrizi është zhvilluar te skuadra e Young Boysit, ndërsa në vitin 2021 iu bashkua Chiassos para se të kalonte te Lugano.
25-vjeçari ka luajtur katër ndeshje për Kosovën.