Sot me fillim nga ora 19:00, në Belgjikë finalisti i kupës së Kosovës, Drita do të takohet me klubin Antwerp.
Tashmë kanë dal edhe koeficientet e bastoreve për këtë përballje.
Sipas ekspertëve të bastoreve, Antwerp është super favorit përballë klubit kosovar.
Madje koeficienti për fitoren e klubit që po drejtohet nga Van Boomel është vetëm 1.10, ndërsa për fitoren e skuadrës që drejtohet nga Ardian Nuhiji, koeficienti është 21.00, shkruan Albanian News.
Përndryshe ndeshja Antwerp – Drita i takon rrethit të dytë kualifikues për Ligën e Konferencës.