spot_img

“Situata jashtë kontrollit!”/ Mjeku ngre shqetësimin: Testojmë pak, duhet 3000 testime në ditë!

spot_img

Shqipëria është duke kaluar një situatë të vështirë përsa i përket pandemisë së koronavirusit. Numri i rasteve është shtuar ndjeshëm dhe shifrat e të shtruarve në spitale janë shqetësuese.

Lidhur me situatën ka folur edhe mjeku Arjan Mezini.

Në një intervistë për News24 ai ka deklaruar se Shqipëria teston pak. Kjo sipas tij ka çuar në shtimin e rasteve dhe daljen e situatës nga kontrolli.

Mjeku është shprehur:

Ne e kemi përsëritur, testojmë pak, kjo bën që infeksioni të dalë jashtë kontrollit. Kolegët epidemiolog do kishin një pamje më të qartë po të kemi 2500 apo 3 mijë testime. Eshtë rritur numri i testeve, por prapë është i pakët. 800 testime që bëhen në ditë janë pak, mendoj që 200 apo 300 vijnë nga spitalet kur njerëzit shkojnë në gjendje të rënduar. Rritja e testimit ti identifikon më shumë njerëz dhe ndjek kontaktet e tyre, ky është parandalimi. Zgjidhja nuk është spitali. Kur u hapëm në fillim ngarkesa ishte e madhe. 1 mjek me 15 pacientë, tani jemi 1 me 8. Burimet njerëzore që t’i kesh nuk është aq kollaj. Duhet shtuar edhe raporti i infermiereve, se bëhet fjalë për pacientë të shtruar rëndë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img