spot_img

Situata mes Turqisë e Greqisë po bëhet më e rrezikshme, futet në “lojë” edhe Rusia

spot_img

Mediat greke paralajmërojnë për një përkeqësim të mëtejshëm të tensioneve, mes Turqisë dhe Greqisë për Mesdheun Lindor.

Sipas “Protothema”, loja e ekuilibrave dhe forcave që po zhvillohet në Mesdheun Lindor është ndërlikuar në mënyrë të rrezikshme, teksa në “lojë” është futur edhe Rusia.

“Disa orë më parë, Turqia lëshoi një anije NAVTEX në rajonin e Mesdheut Lindor, duke paralajmëruar stërvitje nga flota ruse. Është një pyetje nëse rusët do të bëjnë stërvitje më vete apo do të kryejnë stërvitje të përbashkëta me anijet luftarake turke. Në thelb, me NAVTEX, Ankaraja po informon anijet kërkimore Barbaros dhe Oruc Reis që po lundrojnë në zonat ku do të zhvillohen stërvitjet ruse”, thuhet në artikull.

Ky zhvillim vjen vetëm një ditë pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të hequr pjesërisht embargon e armëve ndaj Qipros.

“Vlerësohet se me njoftimin e stërvitjes në dy zona në lindje dhe perëndim të Qipros, rusët deklarojnë praninë e tyre në lojën e madhe që po zhvillohet në rajonin e Mesdheut Lindor. Duhet të theksohet se njëra nga dy zonat, ajo në perëndim të Qipros, është pothuajse ngjitur me shelfin kontinental grek”, vijon shkrimi.

NGJARJE TË TJERA

spot_img