spot_img

“S’jam bërë pishman”, 23-vjeçari që vrau efektivin e policisë: Më shau, e shava!

spot_img

Azgan Mërnica, 23-vjeçari që u vetëdorëzua pas vrasjes së policit Novruz Cenalia ka treguar si ka ndodhur ngjarja e rëndë.

I riu ka deklaruar para hetuesve se gjithçka ka qenë momentale, por që nuk është bërë pishman.

“Patëm konflikt, më shau e shava, nxorëm armët të dy e qëllova i pari, nuk jam bërë pishman për atë që bëra”.

23-vjeçari i cili ishte shpallur në kërkim që prej ditës së hënë, kur ndodhi krimi, u vetëdorëzua mbrëmjen e kaluar pas negociatave të babait dhe dajës. Ai dyshohet se gjatë këtyre ditëve ka qëndruar i fshehur në fshatin Dërmenas të Fierit.

Vrasja e efektivit të forcave Shqiponja, Novruz Cenalia ka ndodhur mesditën e së hënës kur 28-vjeçari ishte nisur për në punë. Parakalimi i makinës në një rrugë të ngushtë të fshatit Baltëz dyshohet se është bërë shkak për ngjarjen e rëndë. Në momentin e krimit, 23-vjeçari Azgan Mërnica ka qenë me nënën e tij.

NGJARJE TË TJERA

spot_img