spot_img

Skandal, e tmerrshme: Përdhunoi për tre vite vajzën e tij 15 vjeçare! Ky është babai shqiptar që u dënua me 8 vite burg

spot_img

Gjykata e Apelit Tiranë, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë Kurbin dhe dënuar me 8 vite burg 51-vjeçarin Shkëlqim Isufi, i cili kishte përdhunuar për tre vite me radhë vajzën e tij të mitur.

Shtetasi nga Kurbini, i cili u arrestua me 12 korrik të vitit 2019-të pas një video të publikuar në një nga emisionet investigative, u gjet fajtor dhe ndaj tij u ngrit akuza “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjec” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale persona ne gjini ose nën kujdestari”.

Për këto dy akuza ai u dënua me 12 vite burg nga Gjykata e Shkallës së parë, por duke qenë se kërkoi gjykim të shkurtuar, ju ul 1 e 3 e dënimit.

Si ndodhi ngjarja:

“Fiks Fare” denoncoi një ngjarje të rëndë, incest brenda familjes. Babai ka abuzuar sistematikisht me vajzën e tij për vite me radhë e për të mos mjaftuar vetëm kjo, babai e dhunonte vajzën që ajo të mos tregonte.

Vetë vajza e dhunuar tregon në Fiks Fare tmerrin që ka përjetuar për tre vite në familjen e saj. Ajo sot është 18 vjeçe, por në momentin e abuzimit të parë ka qenë vetëm 15 vjeçe.

18-vjeçarja me anë të rrjeteve sociale u vu në kontakt me emisionin Fiks Fare. Në takimin që ajo pati me gazetaren e Fiksit u tregoi se si është abuzuar sistematikisht dhe kundrejt dhunës nga i ati i saj, nga njeriu që e solli në këtë jetë e që supozohej ta mbronte gjithmonë.

Gjithçka kishte filluar në Gjermani ku ajo së bashku me familjen e saj kishin shkuar si azilantë. Ajo ishte vetëm 15 vjeçe dhe atje ishte njohur me një djalë, lidhja ishte marrë vesh edhe nga familjarët dhe një ditë i ati e kishte ftuar të dilnin të dy bashkë në shëtitje.

“Më çoi afër një liqeni, aty më tha ne do bëjmë të dy të njëjtat gjëra që ti ke bërë me atë djalin. Nëse do më kundërvihesh dhe do tregosh për çfarë do të ndodh këtu unë do të mbys në liqen” – tregon 18 vjeçarja.

Ky ishte vetëm fillimi, pasi babai mostër nuk kishte ditur më të ndalej, edhe pas kthimit në Shqipëri ai kishte vazhduar ta dhunonte fizikisht dhe seksualisht vajzën e tij. Me kalimin e kohës sa vinte e bëhej edhe më e rendë për 18 vjeçaren situata dhe kështu mundohej të gjente situatat për t’i shpëtuar dhunës seksuale të babait.

Edhe pse shumicën e kohës e mbyllur në shtëpi dhe e vëzhguar në shumicën e kohës, ajo gjen mundësinë para gjashtë muajsh të kontaktojë më një avokatë në “Facebook”. I kërkon ndihmë duke i treguar tragjedinë e saj dhe ai e ndihmoi për të bërë një denoncim në polici.

“Bëra denoncimin por sa shkoi denoncimi im atë u vu menjëherë në dijeni nga një polic shok i tij” – shprehet vajza.

“Më thirrën edhe mua në polici dhe më bënë presion duke më thënë se nëse nuk e tërheq kallëzimin , ndoshta edhe nuk provohet abuzimi e në atë rast do përfundoja unë në burg” – tregon 18 vjeçarja e cila ishte detyruar të tërhiqte kallëzimin.

Në këto kushte familja e 18 vjeçares bën hapin tjetër ku katër muaj më parë e fejuan vajzën me mblesëri, për të mbyllur gojën e njerëzve dhe turpin që mund t’i kaplonte.

“I fejuari më kishte dhuruar një celular dhe duke mos pasur prova për abuzimet që më ishin bërë nga im atë, fillova ta regjistroja” – tregon 18 vjeçarja për Fiks Fare.

“Ishte e vetmja mënyrë për ta faktuar , pasi i tregova edhe nënës por ajo nuk më besoj” – shprehet vajza e dhunuar vetëm më gjeti burrë me mblesëri.

Madje mbas kamerave ajo tregon se për të pasur nderin e pastër i ati mostër do e çonte për ta qepur.

Ajo pranon të bashkëpunojë dhe të tregojë historinë e saj në Fiks Fare për t’u dhënë një mesazh të gjitha atyre vajzave që mund të abuzohen nga familjarët e tyre, që të gjejnë forcën dhe ti akuzojnë.

Babai i kërkon marrëdhënie seksuale vajzës: “Do jetë hera e fundit”.

Telefonata

Një ditë më parë nëna e vajzës së dhunuar ka tronditur mbarë opinionin publik me deklaratat e saj.

Ajo ka telefonuar në redaksinë e Fiks Fare duke kërkuar florinjtë e vajzës dhe duke kërcënuar stafin.

“Mbajeni vajzën , dua florinjtë” kështu e nis bisedën nëna e 18 vjeçares së dhunuar seksualisht nga babai i saj për tre vite rresht.

Në redaksinë e Fiks fare, kanë mbërritur gjatë këtyre ditëve mesazhe me presione, nga të afërm që e braktisën vajzën pas denoncimit të saj në këtë emision. Ata kërkojnë vazhdimisht që vajza e tyre të kthejë unazën e fejesës, së bashku me dhuratat që i fejuari i ka bërë ditën e lidhjes së tyre.

Familjarët, pas gjithë kësaj historie incesti e braktisin duke mbështetur babain monstër.

Në të gjitha telefonatat dhe mesazhet, nëna dhe vëllai i vajzës 18 vjeçare nuk dënojnë veprimet e babait, por kërkojnë të vënë nderin në vend me anë të kërcënimeve kundrejt Fiks Fare dhe dukë bërë hasha viktimën e vetme, vajzën e abuzuar.

Ne vend që të falënderojnë gazetarët që shpëtuan vajzën dhe motrën e tyre nga babai kafshëror, tregohen burra zamani me mesazhe force.

Intervista e Vajzës në Zërin e Amerikës:

Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ilirian Agolli, e intervistoi vajzën denoncuese, e cila tha se policia nuk veproi për ta mbrojtur.

Vajza thotë se denoncoi dhunën disa muaj më parë në polici me ndihmën e një avokati, por pas një jave u detyrua ta tërheqë denoncimin për shkak të presioneve.

Mesazhe me presione, nga të afërm që e braktisnin asaj i vinin edhe gjatë intervistës së sotme.

“Unë kam vajtur në polici para disa muajsh dhe bëra një denoncim nëpërmjet një avokati në Tiranë. Denoncimin me avokat e bëra në Tiranë, sepse në qytetin ku jetoj jam fare e pambrojtur. Pasi bëmë denoncimin, një polic aty e mori babain në telefon dhe i tha që ka ardhur një dosje e zezë për ty, ndaj duhet të vish ta shikosh me patjetër. Babai shkon aty dhe i lexon të gjitha. Më merr në telefon dhe më thotë: Duhet të vish. Do të vij mamaja të të marrë”. Shkoj në polici dhe policia më kërcënon: Nëse nuk ka prova, ti do të arrestohesh, sepse akuzohesh për një denoncim të rremë. U detyrova ta tërheq denoncimin brenda një jave, sepse nuk kisha asnjë provë”, tha vajza denoncuese.

Vajza thotë që i kish marrë si kërcënime thëniet e policëve, se do të dënohej, nëse dëshimtë e saj nuk dilnin të vlefshme.

Ajo e tërhoqi denoncimin dhe u fejua më pas me një djalë, por përsëri babai i kërkonte favore seksuale, ndaj ajo bëri regjistrime të bisedave me të.

Vajza thotë se babai ka miq e shokë brenda radhëve të policisë, që e mbrojnë duke i treguar të dhëna sekrete nga denoncimet dhe hetimet. Ajo theksoi se pasi zhgënjye nga policia, mendoi t’u drejtohej mediave si një rrugë shpëtimi.

“Babai i mësoi të gjitha se kush e bëri denoncimin, me cilin numër u bë denoncimi, dhe me çfarë linje dhe profili Facebook-u u bë denoncimi. Këto të dhëna në shtete të tjera janë mjaft private, ndërsa në qytetin tonë dolën të gjitha” – tha vajza denoncuese./Gazeta Shqip

NGJARJE TË TJERA

spot_img