Politikan suedez, Darko Mamkoviq i cili aktualisht është duke ushtruar postin e zyrtarit të qytetit Norcheping, është filmuar teksa ishte duke konsumuar kokainë.
Mamkoviq është shprehur se e gjithë ngjarja ka ndodhru teksa ai ishte nën ndikimin e alkoolit dhe personi që ja ka dhënë substancën kërkonte diçka në këmbim.
“Ka qenë një gabim që e kam bërë derisa isha nën ndikim të alkoolit në një aheng, ku është konstatuar se personi që më ka dhënë këtë substancë po kërkon diçka në këmbim të materialit komprometues”-ka deklaruar politikani Mamkoviq.
Në videon e publikuar nga media e huaj Expressen.se. Mamkoviq shihet duke qëndruar ulur në divan dhe para tavolinës ai kishte disa kanaçe me pike energjike dhe pluhur të bardhë e cila pretendohet të jetë kokainë.
Mamkoviq është parë duke thithur dy herë mbi tavolinë.
Skandal/ Politikani filmohet duke konsumuar kokainë